Fusha e qitjes me pjatel në Bërzhitë
Fusha e qitjes me pjatel ndodhet në Bërzhitë, 13 km larg Tiranës në rrugën drejtë Elbasanit. Ajo është e përbërë nga dy poligone ku në të parin mund të zhvillohen disiplinat e Skeet, Universal Trap, Percorso di Caccia, ndërsa në të dytin mund të zhvillohen disiplinat Olympic Trap, Double Trap, Universal Trap dhe ku është montuar një makinë shumë drejtimëshe për stërvitjen e qitësave.
Aty ju mund të gjeni instruktorin, i cili mund të ndihmojë si ata që kanë dëshirë të fillojnë këtë sport, ashtu edhe ata që e njohin tashmë.
Poligoni gjithashtu disponon armët dhe municionet e nevojëshme për këtë sport. Në ambjentet e poligonit ndodhet edhe restoranti “Gjuetari i Erzenit”, ku mund të shijoni gjatë gjithë vitit specialitete të rralla të gatimeve me kafshë dhe shpendë të egra, përveç atyre tradicionale.
90 Comments
Comments are closed.